Shkup, 22 Nëntor – U diskutua gjendja aktuale në vend, çështjet ekonomike, stabiliteti dhe transformimi energjetik, masat dhe politikat antikrizë të partisë për përballimin e pasojave të krizës globale ekonomike dhe energjetike. Në seancë u hap edhe diskutimi për politikat e reja, theksuan nga LSDM.
Në kuadër të debatit aktual të gjerë social, anëtarët e KQ të LSDM-së diskutuan për reformën e programeve për mbështetje direkte në bujqësi dhe zhvillim rural, modelin e ri për subvencione si dhe përmirësimin e sistemit fiskal dhe financiar, i cili do të mundësojnë rritjen dhe zhvillimin në vitin 2023, realizimin e plotë dhe në kohë të të gjitha funksioneve të shtetit me fokus investimet kapitale dhe forcimin e standardit jetësor të qytetarëve.