Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM: “TVSH-ja ime”, për 4 vite qytetarëve ua kthyem 107 milionë euro

Shkup, 15 korrik – Masa “TVSH-ja ime” është një nga masat më të suksesshme të konceptit të LSDM-së, kthimi i parave tek qytetarët. Për katër vite nga zbatimi i kësaj mase, LSDM-ja u ka kthyer qytetarëve 107,5 milionë euro, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Këto janë para serioze që qeveria i paguan direkt në llogaritë e qytetarëve dhe ndikon pozitivisht në buxhetet familjare të të gjithë përfituesve të masës së TVSH-së ime. Me ndryshimet e fundit ligjore kemi rritur edhe shumën maksimale në një tremujor. Qytetarët që skanojnë llogaritë fiskale në një tremujor tani mund të fitojnë një shumë maksimale prej 2100 denarë për përdorues. Për një vit të tërë, kjo është 8.400 denarë për përdorues. Nëse në një familje janë dy shfrytëzues të kësaj mase, në buxhetin familjar për një vit janë 17.000 denarë.”, thonë nga LSDM.

Siç thonë nga LSDM, për suksesin e masës “TVSH-ja ime” flet numri i përdoruesve të regjistruar, i cili është në rritje të vazhdueshme dhe sot arrin në 538 919.

LSDM thekson se me ketë masë bëhen edhe dallimet mes tyre dhe VMRO-DPMNE-së sepse ata vjedhnin paratë e qytetarëve nëpërmjet monumenteve, ndërsa LSDM ua kthen qytetarëve.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky