Agjencia Zhurnal.mk.

LSM thirrje deputetëve të votojnë amandamentin për pagat në sektorin publik

Shkup, 15 qershor – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) u bën thirrje deputetëve të pozitës dhe opozitës ta votojnë amendamentin për harmonizimin e pagave për 2.806 denarë në sektorin publik para, siç thonë, rritjes shtesë të çmimeve të energjisë elektrike, derivateve të naftës dhe goditjeve të reja të çmimeve.

“Votojeni amendamentin e LSM-së për harmonizimin e pagave për 2.806 denarë në sektorin publik të propozuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe mos e shfrytëzoni debatin për ribalansin që më tepër t’i ngecni të drejtat e punëtorëve përmes heqjes së ditës së diel ditë jo pune në vendet turistike dhe kjo do të thotë gjithkund”, porositën nga LSM-ja dhe thonë se amendamenti duhet të votohet sa më shpejtë nga të gjithë deputetët.

Theksojnë se në debatin e komisionit deputetët duhet ta shpenzojnë kohën për konfirmimin e parashtresave përmes të cilave të gjithë punëtorët nga sektori publik nga 1 korriku i këtij viti do ta marrin harmonizimin e pagave me rritjen e pagës minimale prej 2.806 denarë, ndërsa në të kundërtën do të bëjnë greva më 22 qershor të këtij viti që e caktuar nga LSM-ja nëse nuk miratohet amendamenti i tyre.

Në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet këtë javë filloi debati për ribalansin e Buxhetit për vitin 2022. Gjatë debatit duhet të shqyrtohen edhe mbi 200 amendamente ndër të cilat edhe amendamenti i LSM-së, të parashtruar përmes deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky