Agjencia Zhurnal.mk.

Lumenjtë e ndotur, rrezik për shëndetin e qytetarëve

Shkup, 11 korrik – Lumi Vardar, Treska, Pçinje dhe Lepenc janë skajshmërish të papastra. Mostrat e fundit të Qendrës së Shëndetit Publik, cilësinë e e ujërave të këtyre lumenjve e kanë kategorizuar në nivelin e 4 dhe 5 për nga pastërtia, që është tregues se përmbajtja e tyre është tejet e ndotur. Sipas autoriteteve ndotës kryesor të lumenjve janë qytetarët e pandërgjegjshëm, megjithatë nuk përjashtohen edhe industritë të cilët në mënyrë të paligjshme derdhin materie të rrezikshme në ujërat e lumenjve.

Uji i këtyre lumenjve sipas klasifikimit, nuk shërben për asnjë lloj qëllimi për qytetarët, si për notim apo rekreacion, për kulturat bujqësore apo ujësjellës. Ndotja e lumenjve para së gjithash vjen nga hedhja jo ligjore e mbetjeve të ngurta, mbetjeve të e ndërtimit. Jemi dëshmitarë të shumë deponive përreth lumenjve, nga mbikëqyrjet tona higjienike – sanitare. Ndotja vjen po ashtu edhe nga kullimi joligjor i ujërave të kanalizimeve edhe atë nga ujërat industrial të objekteve të cilët pa asnjë trajtim të ujit, direkt lëshohen në lumenj. Pastaj edhe nga ujërat e kanalizimeve komunale, dhe nga përdorimi i pesticideve – tha Dr. Pece Simjanoski, specialist për higjienë dhe ekologji shëndetësore pranë QSHP.

Simjanoski alarmon se derisa qytetarët e përdorin ujin e lumenjve për nevoja bujqësore apo të amvisërisë, kjo paraqet rrezik të lartë shëndetësor.

Kulturat bujqësore ujiten nga ujë i ndotur. Ato do jenë të ndotura, ato i shfrytëzon bagëtia dhe njerëzimi. Paraqet rrezik shëndetësor përmes ushqyerjes. Këto ujëra i ndotin edhe ujërat nëntokësor të cilët më vonë përmes pusetave apo burimeve të tjera të ujit shfrytëzohen si ujë për pije. Këtu kemi tjetër aspekt të ndotjes – u shpreh Dr. Pece Simjanoski, specialist për higjienën dhe ekologji shëndetësore pranë QSHP.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky