Agjencia Zhurnal.mk.

Lushtaku flet pas humbjes nga Malisheva: Na mposhtën falë gabimeve tona

Drenica ka pësuar humbje në shtëpi në kuadër të xhiros së 25-të 2-3 nga Malisheva.

Pas kësaj humbje drenicasit nuk e shohin vetën të qetë, pasi kanë pikë të barabarta sa Malisheva e Prishtina në luftën për mbijetesë.

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ka thënë pas ndeshjes se Malisheva i ndëshkoi nga gabimet që bënë futbollistët e tij.

“Në fillim të pjesës së dytë arritëm ta barazonim, e morëm kontrollin e ndeshjes, krijuam gjysmë raste”.

“Në minutat e fundit tentuam me harkime nga krahët por nuk mjaftoi”.

“Në përgjithësi kemi qenë më të mirë se Malisheva, që na ka dënuar nga gabimet tona”.

“Ne nuk i shfrytëzuam rastet që i kishim dhe e humbëm ndeshjen. Ky është futbolli, kemi humbur këtë ndeshje dhe tani do të përgatitemi për ndeshjen e radhës. Po pësojmë gola të lehtë dhe këtë javë do të mundohemi ta përmirësojmë pjesën defensive”, u shpreh Lushtaku.

Pas kësaj ndeshje Drenica zë vendin e shtatë në tabelë me 32 pikë, sa ka edhe Malisheva e gjashta dhe Prishtina e pesta.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky