Një grua ka humbur jetën pasi makina në të cilën ndodhej së bashku me dy fëmijë u zhyt në një lum. Ndërkohë dy fëmijët u dërguan me urgjencë në Spitalin Universitar Cork, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Trupi i gruas rreth të 40-tave u hoq nga uji nga ekipi i zhytjeve të Shërbimeve Detare dhe u dërgua në spital. Ekipet e shpëtimit, përfshirë policinë, ambulancën dhe ekipet zjarrfikëse shkuan në vendngjarje. Deri më tani nuk dihet se si përfundoi makina në lumë, ndërsa autoritetet po merren me hetimin e rastit.
Një zëdhënës i Garda tha: Garda po heton të gjitha rrethanat e një incidenti ku një automjet hyri në lumin Lee në Kennedy Quay, rreth orës 20:45 të së premtes. Dy fëmijë u nxorën nga uji dhe u dërguan në Spitalin Universitar Cork për të marrë trajtim për lëndime jo të rrezikshme për jetën.