Agjencia Zhurnal.mk.

Man Utd rivalizon Chelsean për portierin Onana

Manchester Unitedi është bashkuar Chelseat në garën për transferimin e portierit të Interit, Andre Onana.

Portieri 27-vjeçar nga Kameruni shkëlqeu në sezonin e tij debutues me Interin, pasi u bashkua si lojtar i lirë verën e kaluar. Ai shpejt zëvendësoi Samir Handanovicin si numri 1 nën drejtimin e Simone Inzaghit dhe nuk zhgënjeu.

Onana u dallua në ecurinë e Interit në finalen e Ligës së Kampionëve, duke luajtur çdo minutë në skenën evropiane, pasi bëri përshtypje si me topin në këmbët e tij, ashtu edhe me aftësitë e tij për të ndalur gjuajtjen.

Sipas The Guardian, Man Utd është në kërkim të një portier të ri për të zëvendësuar David de Gea dhe ka vendosur të konkurrojë me Chelsean për Onanën, i cili mund të shitet nga Interi pas vetëm një viti për një fitim të rëndësishëm.

Nerazzurrët janë të vetëdijshëm se mund të humbasin 27-vjeçarin këtë verë, ndaj kanë identifikuar David Raya të Brentford si një zëvendësues të mundshëm.

Guglielmo Vicario i Empolit gjithashtu është lidhur me një lëvizje te klubi nga Lombardia.

Chelsea tashmë ka qenë në kontakt të ngushtë me Interin në lidhje me Onanën, mes temave të tjera, dhe ofertat mund të fillojnë të vijnë në javët në vijim. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky