Agjencia Zhurnal.mk.

Mandatari i ri bullgar, Vasilev: Ne e kryem obligimin, rradha është e Shkupit zyrtar

Sofje, 3 Korrik – Politikani bullgar dhe kandidati për kryeministër nga partia “Vazhdimi i ndryshimit”, Asen Vasilev tha se çështja e Maqedonisë së Veriut ka përfunduar tashmë dhe propozimi është dorëzuar.

“Kemi përfunduar tashmë punën për çështjen e Maqedonisë. Kolegët nga Republika e Maqedonisë së Veriut besojnë se ky propozim është pro-bullgar”, tha Vasilev në dalje nga takimi për negociatat e koalicionit, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari.

Vasilev shtoi se nëse edhe ky propozim i modifikuar shihet si i mangët, atëherë Maqedonia ka probleme të theksuara.

“Duhet të jemi të kënaqur me faktin se ky propozim qe në realitet konsiderohet “pro bullgar” krijon probleme për fqinjët tanë, jo për ne. Ne tashmë e kaluam situatën komplekse që kishim dhe angazhimi ngelet tek Maqedonia që të vazhdoj tutje”, theksoi Vasilev.

Sipas raportimeve nga presidenca franceze e BE-së, propozimi i modifikuar përmban disa pika që balansojnë kërkesat e dy palëve, duke mos prekur në temat që dikur Maqedonia e Veriut i kishte përcaktuar si vija të kuqe në negociata.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky