Agjencia Zhurnal.mk.

Mane i kërkoi me dashamirësi Minaminos ta lëshonte shampanjën, pasi duke qenë mysliman nuk donte të spërkatej me alkool

Sadio Mane ia kërkoi me respekt Takumi Minaminos që të mos e spërkaste me shampanjë gjatë festës së Liverpoolit me trofeun e Carabao Cup të dielën mbrëma.

Skuadra e Jurgen Klopp e mposhti Chelsean pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa fatkeqi i Bluve ishte portieri Kepa Arrizabalga, i cili e goditi topin mbi portë.

Redsat e morën trofeun në mes të tribunave veriore para se të niseshin drejt fushës për t’i vazhduar festimet e tyre.

Futbollistët kërcenin dhe këndonin, derisa skena ishte e mbushur me shishe shampanje që kishin për qëllim spërkatjen.

Minamino e mori një shishe me qëllimin që ta derdhte mbi shokët e tij të skuadrës, por Mane i kërkoi me dashamirësi që të mos e bënte këtë.

Sulmuesi senegalez është një mysliman i devotshëm, i cili nuk e konsumon alkoolin për shkak të fesë së tij.

Futbollisti japonez e respektoi menjëherë kërkesën e bashkëlojtarit dhe e vendosi shishen pas reklamës, ndërsa menjëherë pasi u bënë fotografitë zyrtare, Mane u largua nga grupi për t’i lejuar ata të merrnin pjesë në traditën e spërkatjes së shampanjës.

Jurgen Klopp e vërejti menjëherë distancimin e 29-vjeçarit nga pjesa tjetër e skuadrës dhe shkoi për t’i bërë shoqëri sulmuesit, ndërkohë që lojtarët tjerë e spërkatnin njëri-tjetrin me alkool. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky