Agjencia Zhurnal.mk.

Mansory modifikon Rolls-Roce Spectre

Për ata që kurrë nuk ngopen me modifikimin e vetura, Mansory ka diçka të re.

Kjo kompani që merret ekskluzivisht me modifikimin e veturave luksoze, ka ofruar paketën e veturës së parë elektrike të kompanisë Rolls-Royce – bëhet fjalë për Spectre.

Dizajni suptil i coupes ultra luksoze është realizuar falë disa shtesave nga karboni që u vendosën në eksterier, kurse brendësia e veturës është veshur me lëkurë ngjyrë portokalli.

Rolls-Roce Specter debutoi në tetor të vitit 2022, por kompania e modifikimeve vendosi të “argëtohet” paksa me këtë model.

Megjithatë, Mansory që tashmë ka përvojë me këtë brend, ka arritur plotësisht ta transformojë në momentin që mori “dritën e gjelbër” nga pronari.

Kësaj veture nuk i është prekur motori – pra ashtu siç ka dalë nga shiriti prodhues i fabrikës dhe kështu prodhon 584 kuaj-fuqi, të mjaftueshme që Spectre të përshpejtojë nga 0-100 kilometra në orë për 4,5 sekonda.

Bateria ka kapacitet prej 120 kWh që i mundëson një rreze prej 428 kilometrash me vetëm një mbushje. Sa i përket çmimit nuk dihet akoma asgjë për këtë kryevepër të Mansory.

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky