Agjencia Zhurnal.mk.

Maqedonci takohet me emisarin Peach: Theksova se jemi të përkushtuar për anëtarësim në NATO dhe BE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, shkruan Reporteri.net.

Në takim u diskutua rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon si dhe zhvillimin e FSK-së.

Maqedonci ka falënderuar Peach për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës në çështjet e sigurisë.

“Ishte kënaqësi e veçantë të pres sot në takim të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Suart Peach. Diskutuam rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së si dhe operacionin Interflex që po zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar me pjesëmarrje dhe të trupave të FSK-së. E falenderova për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar Kosovës në çështje të sigurisë, ruajtjes së integritetit territorial, veçanërisht me shtimin e trupave të saj në kuadër të KFOR-it pas sulmit në Banjskë. Theksova se jemi të përkushtuar në ruajtjen e stabilitetit dhe përmbushjen e synimit tonë si shtet për anëtarësim në NATO dhe BE”, ka shruar Maqedonci.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky