Agjencia Zhurnal.mk.

Maqedoni, anulohet greva e kontrollorëve të trafikut ajror

Shkup, 21 dhjetor – Është anuluar greva e kontrollorëve të trafikut ajror të paralajmëruar për 25 dhjetor dhe 31 dhjetor të këtij viti, njoftoi sot kryetari i Sindikatës së Pavarur të Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SPKTA) Aleksandar Tasevski.

Sindikata në mbledhjen e sotme ka vendosur të pranojë shpalljen e punësimit që e ka kontestuar për shkak të disa pozitave që i konsideron jo thelbësore dhe që kanë qenë arsyeja e riaktivizimit të vendimit të grevës nga tetori i këtij viti.

“Ne vendosëm të anulojmë grevën për disa arsye operacionale. Kemi parë që me aktivitetin tonë kemi çuar në atë se përzgjedhja e personelit të nevojshëm operativ është shtyrë dhe nuk mund të bëhet nëse vazhdojmë të këmbëngulim për 10 ditë pune për konkursin dhe vazhdojmë të qëndrojmë pranë faktit që ato dy kandidatë jo thelbësorë për punësim duhet të largohen”.

“Ne kishim opsionin ose t’i anulojmë plotësisht të gjitha punësimet ose të pranojmë, gjegjësisht ta “gëlltisim” keqfunksionimin nga drejtorët që ndoshta kanë luajtur në një kartë të tillë që të mos kemi mundësi të manovrojmë”, tha Tasevski.

Ndryshe, SPKTA paralajmëroi grevë për shkak të konkursit të ri për punësime, që ato i konsideronin si politike.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky