Shkup, 15 korrik – Maqedonia u bë me Regjistër Nacional të ujërave nëntokësore. I jep fund të dhënave 30 deri në 40-vjeçare të shpërndara nëpër institucione, të cilat i referohen pranisë së ujërave nëntokësore në vend, të cilat janë të bollshme, përcjell FLAKA.
Krahas zhvillimit të këtij regjistri do të dixhitalizohen edhe proceset e monitorimit të ujërave nëntokësore dhe dhënies së lejeve për përdorimin e tyre. Projekti është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë sonë të Mjedisit dhe Qeverisë së Zvicrës, e cila financoi përgatitjen e regjistrit.