Agjencia Zhurnal.mk.

Maqedonia e Veriut atraktive për investitorët austriakë

Shkup, 29 mars – Zgjerimi i mundshëm i dy investimeve nga Austria në fushën e telekomunikacionit dhe industrisë automobilistike u paralajmërua sot në Forumin afarist maqedono-austriak në Odën Ekonomike.

Në forum u mbajtën takime ndërmjet 25 kompanive austriake dhe 60 maqedonase, me qëllim që të forcohet bashkëpunimi afarist dhe të intensifikohen bisedat afariste.

Sipas të pranishmëve, kompanitë austriake shumë shpejt e panë potencialin në ekonominë e Maqedonisë dhe vendi po i afrohet një miliardë eurosh investime austriake.

“Erdhëm me synimin për të forcuar lidhjet ekonomike dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Ne jemi investitori më i madh në Maqedoninë e Veriut, ndërsa këtu ka gjithashtu dy kompani që tashmë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të zgjeruar investimet e tyre në sektorin e pjesëve të automobilave dhe telekomunikacionit, tha menaxheri rajonal për Evropën Juglindore dhe Lindore dhe Azinë Qendrore, Riçard Bandera para Forumit.

Sipas Jirgen Shreder, këshilltar tregtar në Ambasadën Austriake, rreth 60 kompani nga Austria kanë investime dhe degë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa punësojnë rreth 10 000 njerëz.

“EVN, Shparkase dhe A1 janë liderët e tregut këtu dhe kanë vite që janë aktive. Po i afrohemi shifrës prej një miliard eurosh investime austriake. Dje vizituam kompaninë “Magna”, selia e së cilës është në Kanada, por menaxhohet nga Austria, dhe ajo theksoi lidhjet dhe bashkëpunimin e ngushtë në Maqedoninë e Veriut. Këto janë sinjale pozitive me të cilat ne mund të motivojmë kompanitë e tjera austriake që të vazhdojnë apo të fillojnë investimet e tyre këtu”, tha Shreder.

Ai vlerësoi se shkëmbimi tregtar ka arritur rezultate shumë të larta vitin e kaluar.

“Eksportet nga Austria vitin e kaluar ishin rreth 160 milionë euro, ndërsa importet rreth 140 milionë euro. Shkëmbimi total arriti në rreth 300 milionë euro, informoi këshilltari.

Siç deklaroi drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike, Antoni Peshev, Austria është në vendin e 20-të në shkëmbimin tregtar të vendit.

Според Пешев, економиите во светот имаат поинаков пристап и проблемот не го решаваат со замрзнување на цените. Подобро е, рече, да се субвенционира делот од населението на кое тоа навистина м

“Dy vjet më parë, Austria ishte investitori i dytë më i madh me ne në disa sektorë të rëndësishëm si telekomunikacioni, banka, tregtia e energjisë elektrike, ndërtimtari. Austria është partneri ynë i dëshmuar, por vitin e kaluar, për fat të keq, Maqedonia e Veriut shënoi një shkëmbim negativ, për 70-të milionë më pak eksportojmë se importojmë. Është një sinjal se duhet të punohet në fushën e investimeve që do të kenë dalje në tregun austriak. Për këtë arsye po e detyrojmë një situatë në të cilën në vend që kompanitë austriake të vijnë këtu për të investuar drejtpërdrejt, ato të investojnë përmes një ndërmarrjeje të përbashkët me kompanitë tona”, theksoi Peshev.

Delegacioni që sot ishte në forumin në Odën, u tha se është më i madhi që e ka vizituer ndonjëherë vendin. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky