Agjencia Zhurnal.mk.

Maqedonia e Veriut e gatshme të pranojë refugjatë nga Ukraina

Shkup, 2 mars – Në propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeveria sot në seancë e miratoi Informacionin për situatën me qytetarët e Maqedonisë së Veriut në Ukrainë dhe nevojën për marrjen e masave për pranimin e shtetasve ukrainas të cilët janë të detyruar të largohen nga vendi i tyre.

“Sipas vendimit të Qeverisë, institucionet më të larta dikasteriale obligohen në afat sa më të shpejtë të mundshëm të dorëzojnë informacion për kapacitetet e disponueshme shtetërore të akomodimit me qëllim të gatishmërisë për krizën eventuale të refugjatëve”, sqaroi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

Për më tepër, shtoi ai, shtetasve ukrainas të cilët janë hasur në vend dhe për shkak të situatës së sigurisë nuk kanë mundësi të kthehen në Ukrainë, do t’u mundësohet vazhdim i qëndrimit në vend.

“Për ata të cilët do të detyrohen të largohen nga vendi i tyre, institucionet tona do të sigurojnë hyrje të lehtë, që nënkupton se nuk kanë obligim për posedimin e PCR testit negativ, për arsye humanitare”, tha Arsovski.

Ai në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse ka shtetas tanë të cilët janë nisur për të luftuar në konfliktin ruso-ukrainas theksoi se Qeveria nuk ka informacione të tilla.

Zëdhënësi Arsovski, i pyetur për të dhënë mesazh për qytetarët për shkak të fjalimit të shpeshtë të urrejtjes lidhur me konfliktin ruso-ukrainas, theksoi se “duhet të dënohet ajo që po ndodh në Ukrainë me mesazhin se Maqedonia e Veriut fuqishëm e dënon aktin e agresionit të hapur ushtarak nga ana e Rusisë ndaj Ukrainës”.

“Ky agresion ushtarak është padyshim shkelje e të drejtës ndërkombëtare dhe kërcënim për sigurinë euroatlantike. Për këtë duhet të jenë të gjithë të vetëdijshëm dhe ashtu të sillen”, tha Arsovski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky