Agjencia Zhurnal.mk.

Mariçiq: Çdo deputet do të duhet të përballet me vendimin nëse do t’i vendosim bllokadën vetes apo do të shkojmë përpara

Shkup, 31 mars – Sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar i LSDM-së, Bojan Mariçiq, gjatë paraqitjes së tij të ftuar në emisionin “Klik Plus” në TV 21, theksoi se këtë vit duhet të fokusohemi në çështjen e progresit drejt BE-së dhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese, sepse kemi një mundësi të papërsëritur.

“Jam i bindur se do të ketë dëshirë, mënyrë dhe përgjegjësi, nuk do të jetë aspak e lehtë dhe e thjeshtë, por çdo parti politike dhe çdo deputet në Kuvend do të duhet të përballet me vendimin nëse do t’i vendosim bllokadën vetë vetes ose të vazhdojmë në fazën e negociatave që ka të bëjë me hapjen e kapitujve sepse do të jemi të gatshëm t’i fillojmë negociatat deri në fund të këtij viti”, theksoi Mariçiq.

Mariçiq shtoi se pritet që të gjitha klasteret e skriningut, e cila filloi më 15 nëntor, të përfundojnë në nëntor të këtij viti.

Sekretari Mariçiq theksoi se polarizimi vjen nga mungesa e një bisede të sinqertë në nivel të partive politike, nëse të gjithë, jo vetëm nominalisht, por realisht janë pro anëtarësimit në Bashkimin Evropian nën këto kushte.

“Kam pasur disa biseda, formale dhe joformale, me përfaqësues të opozitës në Kuvend, ku fillimisht kërkuam mendimin e tyre, madje ofruam disa shembuj ekspertësh, modele, se si të forcohet roli i Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, ku kryeson opozita, si t’i japim më shumë forcë atij Këshilli në procesin e negociatave, që opozita të marrë pjesë dhe të ndajë përgjegjësinë, por edhe lavdinë e procesit. Pikërisht për të reduktuar atë polarizim. Dhe të themi, nuk e kemi problem si Qeveri të themi se edhe opozita ka një pjesë, një përgjegjësi, nëse është e gatshme ta marrë atë përgjegjësi. Fatkeqësisht nuk ka përgjigje adekuate dhe do të mundohemi edhe në periudhën e ardhshme”, tha Mariçiq

“Prandaj duhet angazhim edhe nga ana e BE-së, por edhe mobilizim real”, tha sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar i LSDM-së, Bojan Mariçiq.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky