Shkup, 17 gusht – Gjithnjë e më mirë po i shfrytëzojmë fondet e Bashkimit Evropian, por ka hapësirë për përmirësim dhe do të vazhdojmë. Në fillim të vitit 2023 pason ofenziva e re investuese me para evropiane, informoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.
Mariçiq sqaroi se në konkursin rrjedhës për grante investuese, Maqedonia e Veriut merr pjesë me tre projekte të reja në shumë të përgjithshme prej rreth 53 milionë eurove dhe atë dy projekte nga fusha e energjetikës – rinovimi i gjashtë hidrocentraleve dhe ndërtimi i parkut me erë në Bogdanci dhe një nga fusha e mbrojtjes së mjedisit jetësor- ndërtimi i qendrave rajonale për mbeturina të ngurta në Pollog, Pellagoni, vardar, Rajonin Jugperëndimor dhe atë Juglindor.
“Punojmë në zbatimin e agjendës investuese të vendit dhe aplikojmë për projekte të mëdha strategjike të cilat janë investim për të ardhmen e fëmijëve tanë. Përmes kornizës investuese për Ballkanin perëndimor të cilën Maqedonia e Veriut tashmë e shfrytëzon u financuan prioritetet strategjike nga plani ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor i promovuar në tetor të vitit 2020. Atëherë eurokomisari Varheji paralajmëroi 9 miliardë euro për periudhën prej vitit 2021 deri në vitin 2027, investime të cilat duhet të tërheqin plotësisht 20 miliardë euro kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare”, informoi Mariçiq.
Maqedonia e Veriut, siç theksoi, mori pjesë në të gjitha 28 konkurset për ndihmë teknike të cilat janë publikuar deri më tani dhe në të gjitha shtatë për grante investuese, pas 43 granteve të miratuara në vlerë prej 2,6 miliardë eurove për vlerë të përgjithshme të investimit prej 421,4 milionë euro të plotësuara me kredi prej rreth 600 milionë euro.
“Vijmë deri tek pothuajse 230 euro për kokë banori që e vendosë Maqedoninë e Veriut në vend të dytë për shfrytëzim të mjeteve evropiane të fondit investues për Ballkanin perëndimor menjëherë pas malit të Zi. Në fund të korrikut të këtij viti, BE-ja i miratoi projektet e para për zbatim të planit ekonomik investues për Ballkanin Perëndimor. ne aplikuam me katër projekte investuese dhe morëm mbështetje për secilin prej tyre në shumë prej 225,6 milionë eurove”, tha Mariçiq.
Projektet e miratuara në konkursin e fundit, siç sqaroi, janë si në vijim: për projektin ndërtim i hekurudhës mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në kuadër të Korridorit 8 seksioni Kriva Pallankë – kufiri me Bullgarinë është ndarë grant në shumë pre 149 milionë eurove, për projektin për furnizim të pajisjes për Osllomej 1 Stacioni fotovoltaik 1,6 milionë euro, për projektin për furnizim të pajisjes për centrale fotovoltaike Osllomej 2 dhe “Bitola” grant në shumë prej 5 milionë eurove, si dhe ndërtim të stacionit filtrues për ujërat e zeza në Shkup grant prej 69,8 milionë eurove.
Zëvendëskryeministri shtoi se në kuadër të konkursit të gjashtë për grante infrastrukturore janë miratuar grante prej 1,1 miliardë eurove për të gjitha gjashtë vendet e rajonit, ndërsa projektet nga Maqedonia e Veriut marrin pjesë me 20,5 për qind nga kjo shumë e miratuar.
Plotësisht, siç paralajmëroi Mariçiq, në bashkëpunim me bankën zhvillimore gjermane KFV do të punohet në efikasitet energjetik të të gjitha konvikteve në pronë shtetërore.
Lidhur me IPA 3 i cili është koncept i ri i BE-së në raport me mbështetjen inkuadruese të vendeve nga Ballkani Perëndimor, në korrik të këtij viti SÇE ia parashtroi KE-së projektin e parë të reviduar të përgjigjes strategjike, të adaptuar me risitë e fundit nga dritaret IPA 3