Shkup, 1 mars – Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë i obliguar për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot dhe nesër do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Romë, Itali.
Siç informon SÇE, Mariçiq do të realizojë disa takime me përfaqësuesit e Qeverisë italiane.
Mariçiq u takua me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Edmondo Çirieli.
“Në takimin me zëvendësministrin Çirieli u forcuan dhe u konfirmuan qëndrimet e Italisë dhe mbështetja që marrim si vend kandidat për anëtarësim të plotë në BE, thuhet në kumtesë.
Mariçiq shprehu mirënjohjen e tij për Italinë, e cila, siç u tha, është një nga vendet me të cilat ne ndjejmë lidhje, kulturore, civilizuese dhe miqësore dhe me të cilën në mënyrë strategjike mund të planifikojmë hapat e ardhshëm për t’iu afruar familjes evropiane.
“Në takim u theksua rëndësia e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me të cilin Bashkimi Evropian u shtrin dorën vendeve kandidate të rajonit për akses të përshpejtuar, me të cilin vendi do të ketë përfshirje thelbësore në një pjesë të tregut të vetëm të BE-së”, thuhet në kumtesë.
Pjesëmarrësit ranë dakord se bashkimi dhe integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie të madhe për BE-në, për rajonin dhe është i dobishëm për të gjithë qytetarët nga Ballkani Perëndimor. Përfitimet më të mëdha shihen në lëvizshmërinë e të rinjve, si dhe mundësitë e hapura për kompanitë dhe zhvillimin socio-ekonomik.