Agjencia Zhurnal.mk.

Mariçiq në takim me Hmelar dhe Navaro: Është koha për një hap lidershipi dhe një vendim historik

Shkup, 16 qershor – Është i domosdoshëm fillimi urgjent i negociatave me BE-në, sepse çdo shtyrje e procesit për vendin do të nënkuptojë humbje kohe dhe besim në Unionin, ndërsa në kohë krize të shkaktuar nga konflikti në Ukraina, mund të nënkuptojë rrezik serioz sigurie për rajonin.

Kështu deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në dy takimet e ndara dypalëshe në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog me Zëvendësministrin e Çështjeve Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Alesh Hmelar dhe sekretarin shtetëror për Bashkimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimit të Mbretërisë së Spanjës, Pascual Navaro.

Në takimin me zëvendësministrin Hmelar, siç informojnë nga SÇE, është konfirmuar qëndrimi parimor i Republikës Çeke për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Union, si dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor, i cili do të jetë një prioritet i lartë i presidencës çeke me BE-në.

Mariçiq dhe Hmelar diskutuan edhe tema që lidhen me bashkëpunimin dypalësh mes dy vendeve, veçanërisht aty ku ka interes për avancim përmes shkëmbimit të përvojave në procesin e negociatave me BE-në, si dhe përmes mbështetjes eksperte dhe institucionale.

Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe sekretari shtetëror Navaro ranë dakord në takim se prioriteti kryesor i Unionit duhet të mbetet integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, se është koha për lidership dhe vendime të guximshme dhe se shansi për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk duhet humbur.

Bashkëbiseduesit besojnë se rajoni duhet të ecë përpara, jo prapa. Ata vunë në dukje se pasiguria është një pasojë e rëndë për të gjithë kontinentin për shkak të luftës në Ukrainë, e cila duhet kuptuar si një sinjal serioz se Unioni duhet të konsolidohet territorialisht dhe të forcojë sigurinë e kufijve të tij të jashtëm.

Lidhur me bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Spanjës, Mariçiq dhe Navaro shkëmbyen mendime për thellimin e bashkëpunimit të suksesshëm dhjetëvjeçar në fushat me interes të përbashkët, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik, turizëm, kulturë dhe arsim, në frymën e vlerave evropiane.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky