Agjencia Zhurnal.mk.

Mariçiq: Negociatat me BE-në na dërgojnë në një administratë reformuese dhe sistem gjyqësor stabil

Shkup, 2 maj – Sekretari i LSDM-së për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kandidat për deputet, Bojan Mariçiq, në deklaratën e tij për media, theksoi se LSDM është opsioni më serioz dhe i vetëm politik në Maqedoni që mund të sigurojë vazhdimin e negociatave me BE-në.

“Me hapjen e kapitujve, me kohezion dhe disiplinë për reforma, po hyjmë në vijën e fundit të ndryshimeve që na sjellin standarde evropiane dhe cilësi evropiane të jetës. Negociatat na sjellin një reformë të detyrueshme të administratës publike dhe përmirësimin e ekspertizës së nëpunësve civilë. Sistemi gjyqësor stabil dhe i besueshëm, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe lufta kundër korrupsionit. Këtë do ta sigurojmë përmes negociatave, me ndihmën e BE-së.

Me hapjen e kapitujve hapen edhe fondet e reja të BE-së për përmirësimin e jetës sonë. Fondet për masat ekonomike, për bujqësinë, për infrastrukturën, për mjedisin, për kulturën, për arsimin, për rininë dhe shumë më tepër”, tha Mariçiq.

Siç tha ai, deri në fund të vitit 2025 pritet shoqëria në Maqedonia dhe qytetarët të shfrytëzojnë 500 milionë euro nga IPA2 dhe 200 deri 300 milionë euro nga IPA3, para të shpërndara nga Bashkimi Europian.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky