Agjencia Zhurnal.mk.

Mariçiq: Qëllimi ynë është një jetë më e mirë për qytetarët – kjo është BE-ja, mbështetja e partnerëve evropianë është e rëndësishme për përparimin

Shkup, 5 shtator – Në nismën e zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, sot u mbajt takim me euroambasadorin Dejvid Gir dhe shefat e misioneve të BE-së në vend, ku u bisedua për shumë tema aktuale politike, me fokus në dinamikën e procesit të negociatave me Unionin dhe reformat, njoftoi SÇE.

“Bëjmë përpjekje për ta ndryshuar atmosferën që mbizotëron në opozitë për ndryshimet kushtetuese dhe kjo është në këtë moment  nga vlera më e madhe për ne, moment nga i cili varet përparimi i ardhshëm dhe mbajtja e diskursit evropian të shtetit”, tha Mariçiq.

Ai shtoi se reformat janë lartë në agjendën e Qeverisë dhe se tashmë janë përcaktuar prioritetet kyçe dhe më urgjente që do të realizohen, pa vonesa të mëtejshme, dhe i referohen emërimeve të zyrtarëve publikë, një draft Strategji e re për Reformën e Administratës Publike (2023-2030) me Planin e Veprimit (2023-2026), si dhe Strategjinë e Reformës në Sektorin e Drejtësisë e cila është në fazën përfundimtare.

“Me padurim presim sinjale pozitive dhe inkurajim për shërbimet tuaja, por edhe qasja racionale e vendeve anëtare të BE-së është jashtëzakonisht e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut”, tha Mariçiq, duke shprehur pritjen e tij që sa më shpejt të marrim raportet e skriningut për klasterët për të cilët kemi mbaruar skriningun”, theksoi Mariçiq.

Nga ana e shefave të misioneve të BE-së është dhënë mbështetje për proceset e udhëhequra nga Maqedonia e Veriut dhe për qasjen e palëkundur të Qeverisë për të bërë progres të ri drejt BE-së, duke theksuar se përveç ndryshimeve kushtetuese, Qeveria duhet të mbetet e fokusuar edhe në agjendën reformuese, që për 7 vitet e ardhshme të mund të kryejë me sukses obligimet dhe detyrat që ka shteti gjatë negociatave me BE-në”, informon SÇE.

Në takim, zëvendëskryeministri dhe kryenegociator me BE-në, Mariçiq, i informoi shkurtimisht për procesin e skriningut, i cili tha se po zhvillohet sipas kalendarit të planifikuar dhe se vlerësojmë draft raportin e skriningut për  Klasterin “Vlerat Themelore”, i cili ofroi udhëzime dhe ishte një bazë e mirë për përgatitjen e dokumentit kyç për hapjen e Klasterit 1, Udhërrëfyesit për Sundimin e Ligjit.

Zëvendëskryeministri Mariçiq, i shoqëruar në takim nga sekretarja e shtetit në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili, i ka njoftuar ambasadorët e BE-së për ecurinë e fushatës “Ne jemi Evropa”, duke theksuar se mbështetja e Partnerëve evropianë është e rëndësishëm në këtë moment vendimtar dhe shfrytëzoi rastin për t’i ftuar ata të marrin pjesë aktive në të. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky