Agjencia Zhurnal.mk.

Mariçiq: Rajoni i Pollogut lider në realizimin e projekteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor

Shkup, 5 qershor – Një nga qëllimet prioritare për kahëzim të mbështetjes evropiane nga Programi IPA, në periudhën në vijim do të jetë në sektorin e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe aksionit klimatik, shkroi sot në profilin e tij në Fejsbuk zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçq me rastin e shënimit të Ditës botërore të mjedisit jetësor.

Ai informoi se Qeveria i filloi përgatitjet për përpunim të Strategjisë nacionale për zhvillim 2022-2042.

“Qeveria i filloi përgatitjet për përpunim të Stratregjisë nacionale për zhvillim 2022-2042 e cila do të na ndihmojë t’i vendosim sfidat e Agjendës 2030 dhe të sigurojmë fokus më të madh nëimplementimin e tyre dhe politikat që BE-ja i zbaton, përfshirë edhe Marrëvehsjen e gjelbër dhe Agjendën digjitale”, shtoi Mariçiq.

Sipas zëvendëskryeministrit, ruajtja e mjedisit jetësor mbetet problem për shkak të katastrofave ekologjike në rritje me të cilat përballet njerëzimi.

Ai përmendi se është e domosdoshme të vendoset raport harmonik i cili do t’i balancojë faktorët social, ekonomik dhe ekologjik, me qëllim që të ruhet pasuria natyrore e planetit tonë për gjeneratat e ardhshme.

“Prej vitit 2007 gjithsej 92 projekte janë realizuar në këtë sferë me vlerë të përgjithshme prej mbi 122 milionë euro. Lider në realizimin e projekteve dhe aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor është Rajoni i Pollogut me 23 projekte dhe vlerë prej 5.243.509,41 milionë eurove”, qëndron në statusin në Fejsbuk të zëvendëskryeministrit Mariçiq.

Ai theksoi se secili prej nesh ka rol dhe përgjegjësi për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe mirëmbajtje në gjendje më të mirë, për fëmijët tanë dhe gjeneratat e ardhshme, nga ajo që trashëguam, duke porositur çdo ditë të jetë ditë e mjedisit jetësor, sepse këtë ia kemi borxh planetit Tokë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky