Shkup, 4 korrik – Me partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne kemi qenë gjithmonë në të njëjtën anë, në anën e lirisë, demokracisë dhe përparimit.
Dita e pavarësisë së SHBA-së, 4 korriku, është ditë e lindjes së modelit shtetërorë të bazuar në vlerat universale të lirisë, demokracisë dhe prosporitetit, ka shkruar zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq në urimin me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.
Duke vepruar kështu, ai shprehu mirënjohjen e tij për popullin amerikan, për, siç thotë ai, mbështetjen e pazëvendësueshme që SHBA-ja vazhdon ta japë për përparimin e Maqedonisë së Veriut, por edhe për të mbetur e fokusuar në situatën në Ballkan, duke e mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon.
Si miq të vërtetë me SHBA-në, shtoi zëvendëskryeministri në postimin në faqen e tij në Fejsbuk, në momentet historike të vendit tonë kemi punuar dhe po punojmë për të ndërtuar një të ardhme të sigurt, të qëndrueshme dhe prosperuese për qytetarët e Maqedonisë. Ne e konfirmojmë, thekson Mariçiq, aleancën tonë në aleancën më të fuqishme ushtarake dhe politike – NATO dhe qëndrojmë pranë njëri-tjetrit në kohë sfidash.
“Sot, kur përballemi me vendime të reja për të tashmen dhe të ardhmen tonë, SHBA-ja është një mbështetje e fortë dhe partner i besueshëm i Maqedonisë së Veriut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë partner kyç i vendit tonë që nga pavarësia, ata kanë ndihmuar në fusha të ndryshme me afro 1 miliard dollarë amerikanë. Përpjekje dhe burime të mëdha janë investuar në fusha kyçe të reformës, si arsimi, drejtësia, administrata publike dhe ekonomia. Këto reforma janë të një rëndësie jetike për arritjen e prioriteteve strategjike të Maqedonisë së Veriut – anëtarësimin në NATO, i cili tashmë është arritur dhe në BE, për të cilin jemi duke i tejkaluar sfidat kryesore”, shkruan zëvendëskryeministri i FB.
Ai pret që kjo mbështetje dhe ndihmë e vazhdueshme nga SHBA-ja në periudhën e ardhshme të përmirësohet përmes Dialogut të ri Strategjik. Strategjia e re e vendit për Bashkëpunim Zhvillimor 2020-2025 përqendrohet në ofrimin e mbështetjes për të promovuar një Maqedoni të Veriut prosperuese, të mirëqeverisur dhe të sigurt, të përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik përmes partneriteteve të USAID-it




