Agjencia Zhurnal.mk.

Marrëveshja Shqipëri-Itali/ Ministri Tajani sot në Tiranë, takim me Ramën

Ministri i jashtëm i Italisë, Antonio Tajani mbërrin këtë të premte (22 dhjetor) në Tiranë. Ka qenë ministri që e ka njoftuar vizitën e tij në Shqipëri, ndërsa ka bërë me dije gjithashtu se do të takohet me Kryeministrin Edi Rama.

Në fokus të kësaj vizite do të jetë marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët. Në lidhje me këtë të fundit, Tajani bëri me dije disa ditë më parë në margjinat e Konferencës së Ambasadorëve italianë në botë në Farnesina, se do të vizitojë kampet në Gjadër dhe në Shëngjin ku do të qëndrojë emigrantët.

Po ashtu, gjatë kësaj vizite në Shqipëri, Tajani do të vizitojë edhe ushtarët e Guardia Finanza-s, si dhe në Mal të Zi, për të uruar të gjithë ushtarët e angazhuar jashtë vendit që janë “pjesë e politikës së jashtme”.

Më 6 nëntor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, nënshkruan marrëveshje, sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri emigrantët që shpëton në Detin Mesdhe, ndërsa Italia do të financojë ngritjen e qendrave për pritjen e tyre.

Marrëveshja do të nisë së zbatuari pranverën e vitit të ardhshëm.

Sipas protokollit të publikuar nga Qeveria shqiptare, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e emigrantëve.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky