Agjencia Zhurnal.mk.

MASH: Matura shtetërore të mbahet në afatet e parapara, për çdo propozim të ri të konsultohen edhe nxënësit

Shkup, 11 maj – Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se insiston që matura shtetërore të mbahet në datat e definuara në Kalendarin e organizimit të vitit shkollor 2022-2023 në shkollat e mesme publike, gjegjësisht provimi i parë ekstern të mbahet më 27 maj dhe e dyta më 10 qershor.

“Ju bëjmë thirrje udhëheqësisë së Qendrës Shtetërore të Provimeve dhe anëtarëve të Këshillit shtetëror të maturës plotësisht të respektohen afatet e përcaktuara, në interes të maturantëve, arsimimi i mëtejshëm apo përfshirja e të cilëve në tregun e punës varet nga ky proces, si akt të formalizimit të arsimit të mesëm dhe marrjes së diplomës. Shprehim mirëkuptimin e plotë dhe japim mbështetjen e punonjësve të Qendrës Shtetërore të Provimeve për tejkalimin e sfidës me të cilën po përballen. E drejta e organizimit sindikal për realizimin e të drejtës është e pakontestueshme, por megjithatë nuk duhet të jetë në dëm të nxësve, të cilët duhet të konsultohen për çdo propozim të ri në lidhje me dhënien e maturës shtetërore”, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Në kumtesë thuhet se dialogu ndërmjet QSHP-së dhe Ministrisë së Financave duhet të vazhdojë deri në gjetjen e zgjidhjejes përfundimtare, njëkohësisht e domosdoshme është që të vazhdojnë edhe proceset që janë në interes të maturantëve.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky