Agjencia Zhurnal.mk.

MASH: Qytetarët ta denoncojnë dhunën në shkolla, institucionet veprojnë pas çdo raportimi

Shkup, 12 maj – Institucionet e sistemit veprojnë për çdo raportim të dhunës së bashkëmoshatarëve apo sjelljeve devijuese në shkolla. Shteti ka zhvilluar mekanizëm që përbëhet nga një sërë ligjesh. Shteti ka zhvilluar mekanizëm që përbëhet nga një sërë ligjesh, masa projektuese dhe aktivitetet për zbulimin dhe trajtimin e dhunës së bashkëmoshatarëve. Qytetarët duhet të inkurajohen të denoncojnë çdo formë dhune mes të rinjve në objektet shkollore, si dhe jashtë tyre, por edhe të jenë të bindur se për çdo denoncim do të ketë rezultat përkatës, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Konfirmim për këtë është rasti i sjelljes devijuese të nxënësit në shkollën fillore “Braqa Milladinovci” në Komunën e Aerodromit, ku ka qenë i mbikëqyrur gjatë orëve të mësimit. Është marrë vendim, punonjësit e shërbimit profesional në shkollë do të ndjekin mësimin dhe do t’i ofrojnë mbështetje kuadrit mësimor në punën me nxënësin, por edhe do të punojnë drejtpërdrejt me nxënësin në drejtim të ngritjes së përqendrimit në mësim dhe të krijojë marrëdhënie më të mirë me shokët e klasës.

“Është e qartë se sistemi arsimor ka rol parësor në formimin e të rinjve si individë që duhet të pranojnë dhe zbatojnë vlerat dhe normat reale njerëzore, etike dhe morale. Por se ç’farë gjenerata do të krijojmë nuk varet vetëm nga kuadri mësimor dhe shërbimet profesionale në shkolla. Është përgjegjësi e të gjithë faktorëve shoqërorë”, ceket në kumtesën e MASH-it.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky