Agjencia Zhurnal.mk.

Mashtronte qytetarët duke iu ofruar shërbime me pagesë

Shkup, 9 Tetor – Është vënë në pranga personi me inicialet K.A. nga Brodeci i Tetovës i cili për një kohë të gjatë ka mashtruar qytetarët duke iu premtuar kryerjen e shërbimeve të ndryshme nëpër institucione në këmbim të shumave të mëdha të parave.

Avokati Qenan Rrahmani thekson se pasi dy klientët e tij kanë denoncuar rastin, i dyshuari është privuar nga liria.

“Klientët e mi, njëri nga fshati Bogovinë dhe tjetri nga fshati Shipkovicë janë mashtruar nga personi me iniciale K.A. nga fshati Brodec, i cili njërit i ka marrë 1300 euro me arsyen se do t’i kryejë një punë në Gjykatën e Tetovës, ndërsa tjetrit i ka marrë 2800 euro duke i premtuar se do ta lidhë me rrjetin elektrik EVN. Kështu që, pas konsultimeve me klientët e mi ne vendosëm të shkojmë në Stacionin policor të Tetovës dhe të denoncojmë. Pas denoncimit në polici, sektori për krim me një shpejtësi të madhe arriti me sukses të privojë nga liria të dyshuarin K.A.”- thotë Qenan Rrahmani – Avokat.

Avokati apelon deri tek të gjithë qytetarët që raste të tilla mashtruese t’i denoncojnë në organet kompetente.

“Unë do iu kisha bërë apel qytetarëve që në momentin që kanë kështu raste, është paraqitur ndonjë individ, i cili u ka premtuar se do iu kryej ndonjë punë në MPB apo në Gjykatë, mos t’i besojë por t’i drejtohen institucioneve, dhe nëse ka raste të tilla ti denoncojnë në polici këto raste, ku policia do të merrte masa, dhe do të parandalonte që mos zgjerohet ky veprim i personave të cilët merren me mashtrime.”- apelon Qenan Rrahmani – Avokat.

Sipas burimeve personi i arrestuar është i njohur për organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sepse i njëjti e ka përsëritur shumë herë të njëjtën vepër. Ndryshe, për këtë vepër penale – mashtrim, Kodi penal I RMV-së parasheh 1 deri në 5 vite burg.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky