Agjencia Zhurnal.mk.

Mattarella, Steinmeier dhe Van der Bellen kërkojnë një BE më të fortë

Bruksel, 11 maj – Presidentët e Italisë, Gjermanisë dhe Austrisë kërkuan sot një Bashkim të fortë Evropian përballë sulmeve antidemokratike dhe u bënë thirrje votuesve që të dalin në numër të madh në qendrat e votimit për zgjedhjet evropiane të qershorit.

“Vlerat themelore, vlerat tona të pluralizmit, të të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës kontestohen, nëse jo kërcënohen hapur, në mbarë botën. Ajo që është në lojë këtu nuk është asgjë më pak se themelet e rendit tonë demokratik”, shkruajnë tre krerët e shteteve, funksionet e të cilëve janë kryesisht ceremoniale, por që janë garantues të Kushtetutës në vendin e tyre.

”Është thelbësore të mbrohen institucionet dhe vlerat demokratike, garancitë e lirisë, pavarësia e medias, roli i opozitës politike demokratike, ndarja e pushteteve, si dhe vlera e kufijve në ushtrimin e pushtetit”, detajojnë Sergio Mattarella, Frank-Walter Steinmeier dhe Alexander van der Bellen.

Ky apel i përbashkët publikohet nga e përditshmja kryesore italiane ”Il Corriere della Sera”, më pak se një muaj para zgjedhjeve evropiane, pas të cilave e djathta ekstreme mund të bëjë një përparim në disa vende.

Përballë atyre që vënë në dyshim parimet themelore demokratike, presidentët italian, gjerman dhe austriak duan më shumë Evropën.

”Rendi ynë liberal demokratik është thellësisht i lidhur me bashkimin e Evropës, duke u ankoruar në një komunitet europian vlerash dhe standardesh ligjore, ne i kemi paraqitur botës një bashkëjetesë të bazuar në një rend demokratik dhe paqësor”, thonë ata.

”Vetëm në një Bashkimi Evropian të fortë do të kemi peshë të mjaftueshme për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë tonë në një botë gjithnjë e më të pasigurt, për të punuar drejt një rendi botëror të karakterizuar nga liria, dinjiteti i çdo personi, respekti për çdo shtet dhe ligji ndërkombëtar. Duke marrë pjesë në zgjedhje, ne mbrojmë institucionet liberale, shtetin e së drejtës, vlerat tona themeluese dhe liritë tona të përbashkëta”, përfundojnë ata.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky