Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë të ardhmen pas përfundimit të sezonit aktual.
Mbappe është në muajt e fundit të kontratës së tij me klubi nga Parc des Princes dhe deri tani nuk ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Situata e tij ka bërë që ylli francez të lidhet shumë me një transferim si lojtar i lirë te Real Madridi në verë.
Megjithatë, gazetari dhe eksperti i njohur italian i transferimeve, Fabrizio Romano ka shkruar në profilin e tij, se Mbappe edhe nuk ka vendosur për të ardhmen.
“Kylian Mbappe nuk ka marrë ende asnjë vendim për të ardhmen e tij, siç e përmendi javën e kaluar”, ka thënë fillimisht Romano në profilin e tij.
“Paris Saint-Germain ose Real Madrid janë dy opsionet, asnjë klub tjetër i përfshirë – por ende asnjë vendim përfundimtar”.
“Si PSG ashtu edhe Reali janë duke pritur që Mbappe të komunikojë vendimin e tij”, përfundoi gazetari i njohur.