Agjencia Zhurnal.mk.

“Mbappe është i duhur për ta zëvendësuar Benzeman te Reali” – mbrojtësi madrilen kërkon transferimin e francezit

Kylian Mbappe mund ta aktivizojë një klauzolë për vazhdimin e kontratës me skuadrën e tij aktuale Paris Saint Germain.

E në rast se ndodh një gjë e tillë, atëherë klubi duhet ta shes francezin dhe Real Madridi është gati ta rrëmbej sulmuesin për ta zëvendësuar Karim Benzeman e larguar.

Për ta zëvendësuar ish-numrin nëntë ka folur edhe qendërmbrojtësi spanjoll Nacho Fernandez, që ka kërkuar transferimin e Mbappes në Santiago Bernabeu.

“Nëse do të ishte në dorën time atëherë do të transferoja Kylian Mbappe që këtë verë. Na janë larguar disa lojtarë të rëndësishëm, këtu veçoj Karim Benzema”.

Nacho ka thënë se mund ta transferojnë edhe Harry Kanen këtë verë dhe pas një viti të shkojnë për francezin.

“Na duhen lojtarë që shënojnë shumë gola. Por, një tjetër zgjidhje është edhe ajo që këtë verë të transferojmë Harry Kane dhe në vitin e ardhshëm të synojmë Mbappe”, u shpreh Nacho.

Los Blancos do të transferojnë një sulmues dhe mbetet të shihet nëse ai do të jetë Harry Kane apo Kylian Mbappe.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky