Janë konfirmuar 909 raste të infektimit me linë e majmunit në 29 vende të botës, tregojnë të dhënat nga CDC (Qendrat për kontroll dhe preventivë të sëmundjeve).
Numër më të madh të të infektuarve ka në Britani të Madhe, ku janë paraqitur 225 raste. Në vend të dytë për nga numri i të infektuarve është Spanja me 186 raste, ndërsa në vend të tretë Portugalia – 143 të infektuar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ranguar në vendin e tetë për nga numri i të infektuarve me 24 raste të konfirmuara.
Persona të infektuar me linë e majmunëve ka edhe në Kanada, Gjermani, Francë, Holandë, Itali dhe Belgjikë.