Shkup, 7 shkurt – Numri i parapaguesve aktiv në telefoninë moblie për tremujorin e tretë të vitit të kaluar ka arritur në 2.048.236 dhe shënon një rritje prej 115 mijë krahasuar me tremujorin paraprak, kur ishin regjistruar 1.932.608 parapagues. Kjo është vazhdimësi e rritjes tremujore të mëparshme, kur në tremujorin e dytë krahasuar me tremujorin e parë ka pasur një rritje të numrit të parapaguesve për 20.000.
Nga numri i përgjithshëm i parapaguesve në tremujorin e tretë të vitit 2022, 249.034 janë post-peid, ndërsa te rezidencialet 934.656 janë post peid, ndërsa 864.546 janë me pri peid, sipas të dhënave të fundit për zhvillimin e tregut të komunikimeve elektronike.
Pjesën më të madhe në numrin e përgjithshëm të parapaguesve aktiv e ka “Telekomi i Maqedonisë” me 48,3 për qind, përpara “A1 Maqedoni” me 47,46 për qind, “Lajka Mobajl” 2,87 për qind, “Robi” 1,17 dhe “Green Mobile” nga 0,08 për qind. “Telekomi i Maqedonisë” ka pjesëmarrjen më të madhe në të hyrat nga ofrimi i shërbimeve të komunikimit mobil (niveli me pakicë) me 51,86 për qind, i ndjekur nga “A1 Maqedoni” me 46,49 për qind, “Robi” me 0,84 për qind, “Lajka Mobalt” me 0,70 për qind dhe “Green Mobile” me 0.11 për qind.
Sipas të dhënave të Agjencisë për Komunikime Elektronike në tremujorin e tretë të vitit 2022 ka pasur 1.581.835 parapagues me qasje në internet broadband dhe me varg të gjerë dhe të ngushtë përmes rrjetit celular.
Prej tyre, “Telekomi i Maqedonisë” zë 48,51 për qind, “A1 Maqedoni” 47,67 për qind, “Lajka Mobajl” 2,21 për qind, “Robi” 1,51 për qind dhe “Green Mobile” 0,10 për qind. Krahasuar me tremujorin e dytë, parapaguesit me qasje në internet janë rritur për 162 mijë.
Në telefoninë fikse, në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, AKE regjistroi 436.182 linja të të gjitha teknologjive dhe 24.545.561 minuta trafik. Dhe këtu ka një rritje në nivel tremujor në krahasim me tremujorin e dytë kur ishin 432 086 linja.
Në tremujorin e tretë të vitit 2022, përmes “Telekomit të Maqedonisë” janë 51,94 për qind të linjave fikse, “A1 Maqedoni” ka 41,32 për qind, “Robi” 4,06 për qind, “Neotel” 1,96 për qind dhe “Akton” 0,72 për qind.




