Agjencia Zhurnal.mk.

Mbi një mijë funksionarë nuk do të kenë rritje të re të pagave

Shkup, 29 shkurt – Pagat e mbi një mijë funksionarëve nuk do të rriten më. Njëzëri dhe pa diskutim deputetët ulën koeficientët. Me këtë nuk do t’u privohet rritja e vitit të kaluar prej 78 për qind, por së paku tani për tani është ndalur rritja e pagave. Tani duhet gjetur një mënyrë për të kufizuar pagat e drejtorëve të emëruar nga Qeveria.

Me të njëjtin konkluzion, njëzëri, pa kundërshtime apo abstenime, si dhe pa diskutim u miratuan në Kuvend të gjashtë ligjet, të cilat vendosin kufizim në pagat e zyrtarëve që nga muaji shkurt, përcjell “Telma”.

Kufizimi përfshin presidentin, deputetët, ministrat, gjyqtarët, prokurorët publikë, anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, gjithsej njëmijë e 60 funksionarë. Ligjet parashikojnë uljen e koeficientit: për tre postet e para në shtet: president, kryeparlamentar dhe kryeministër nga 4.50 në 3.91. Për deputetët koeficienti do të jetë nga 3.04 në 3.92 në vend të 3.5 në 4. Kjo ulje minimale parandalon rritjen e pagave me 15.3 për qind, ose nga 300 në 500 euro.

Por kjo lëvizje e deputetëve ka hasur në reagime të shumta. Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë e quajtën të papranueshme. Gjyqtarët prisnin që pas dialogut gjashtëvjeçar me Qeverinë të kishte rritje e jo ulje të koeficientit dhe prokurorët theksuan se kjo nuk do të kontribuonte në pavarësinë e tyre financiare sipas standardeve ndërkombëtare. Lidhja e Sindikatave e konsideron hipokrizi dhe kërkon që zyrtarët t’i kthejnë 78 për qind ose t’ua japin punëtorëve.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky