Agjencia Zhurnal.mk.

Mblidhen nënshkrimet e nevojshme për kandidimin e Taravarit për president

Shkup, 27 shkurt – Koalicioni VLEN thotë se kandidati i saj Arben Taravari në kohë rekord ka arritur të sigurojë mbi 10 mijë nënshkrime për kandidaturën për president. Opozita shqiptare theksoi se nëse KSHZ-ja do të kishte kapacitet më të madh, firmat për Taravarin do të grumbulloheshin brenda një dite.

“Në një afat rekord prej 24 orëve u mblodhën nënshkrimet e mbështetësve për certifikimin e kandidatit të koalicionit VLEN për president, doktor Arben Taravari. U mblodhën shpejtë dhe pa mundim 10 mijë nënshkrime të nevojshme sepse Arbeni është ndryshe dhe Arbeni ia vlen. Sikur KSHZ-ja të kishte pasur kapacitete të nevojshme, me siguri se nënshkrimet do të ishin mbledhur brenda 1 dite pune”, deklaroi Bashkim Bakiu, koalicioni VLEN. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky