Agjencia Zhurnal.mk.

Mbretëria e Norvegjisë dhuron 76 automjete për Armatën e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 25 prill – Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot do të dorëzohet donacion prej 76 automjeteve nga Mbretëria e Norvegjisë.

 “Shtatëdhjetë e gjashtë automjete, nga të cilat tridhjetë e gjashtë janë automjete të lehta këmbësorie të tipit Mercedes Benz-290GD, Multi 2 dhe dyzet automjete transportuese  kamionë Skania-P3, janë të fundit nga projektet e shumta të bashkëpunimit të vazhdueshëm të shkëlqyer në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Norvegjisë”,thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

 Në këtë ngjarje do fjalime do të mbajnë ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, ambasadorja e Mbretërisë së Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut, Kristin Melsom dhe gjenerali i brigadës Andres Jernberg, komandant i logjistikës së Forcave të  Armatosura të Mbretërisë së Norvegjisë.

 Në aktin e dorëzimit zyrtar do të marrin pjesë edhe udhëheqja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë, gjeneralë në Armatë dhe komandantë të njësive.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky