Agjencia Zhurnal.mk.

Mbulesa nuk e bën gruan të prapambetur, të pakulturuar dhe paarsimuar

Nga Valon Idrizi

Njejtë si që lakuriqësia nuk e bën gruan me të emancipuar, të kulturuar apo më të arsimuar.

Të dyja këto janë mënyrë e të jetuarit sipas dëshirës së sicilit që i praktikon.

Mbulesa dhe lakuriqësia janë bindje. Përderisa jeton në atë mënyrë ajo është e bindur se është opsioni më i mirë për të.

Nëse ti, ai ose ajo mendoni të kundërtën nuk do të thotë se ju keni të drejtë, sepse sicili mendon se ka të drejtë kur kryen një veprim. Sikur të ishte në mëdyshje se a është e drejtë apo e gabuar nuk do e bënte të njejtën.

Moraliteti dhe amoraliteti nuk kanë definicion që përkufizohet nga mbulesa apo lakuriqësia.

Për shoqërinë më e dobishme është të ndalohen paragjykimet se të ndalohet mbulesa.

Edhe veshja ka një etikë, sikur të ishte më bukur lakuriq nuk do dizajnonin veshje por do jetonim pa tesha.

Edhe nderi nuk qëndron ndër mbulesë, nderi qëndron brenda në shpirtë në atë se çka jemi dhe si veprojmë.

E mira dhe e keqja nuk përkufizohen në bazë të kombit apo fesë, nuk përkufizohen as në bazë të ngjyrës, racës apo gjuhës që flasim. E mira dhe e keqja janë vepra, veprime që ne i bejmë mirë dikujt ose i shkaktojmë dëm dikujt.

Ne do të gjykohemi për veprat dhe jo mënyrën e të jetuarit apo veshjes.

Ju edhe mund të dilni lakuriq, mirpo mos paragjykoni dhe thumboni ata që mbulohen.

Edhe ju mund të mbuloheni, mirpo mos paragjykoni dhe thumboni ata që nuk mbulohen.

Mëso, puno, vepro dhe jeto me moral dhe nderë, pastaj tjerat janë sekondare dhe në ndërgjegjen e individit.

Mbulesa nuk e bën gruan të prapambetur, të pakulturuar dhe paarsimuar.Njejtë si që lakuriqësia nuk e bën gruan me të…

Posted by VaLon Idrizi on Friday, September 2, 2022

Related posts

Fitorja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Redaksia

Turizmi duhet mbrojtur nga “mendjexhinjtë” burokratë

Xh M

Pajaziti: BDI po i nënçmon edhe ata që ia bënë “yzmetin”

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky