Shkup, 15 maj – Temperatura më e ulët prej 5 gradë Celsius në mëngjesin e sotëm është matur në Kodrën e Diellit. Vijojnë Lazaropole me 6 gradë, 7 në Krushevë, 8 Hanet e Mavrovës, 9 Berovë, Pretor, 10 Kriva Pallankë, Ohër, 11 Prilep, Vinicë, Manastir, Tetovë, 12 Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Shtip, Strumicë, Kumanovë, Veles, Dojran, 13 Shkup-Petrovec dhe 14 gradë në Demir Kapi dhe Gjevgjeli.
Më së shumti reshje në 24 orët e fundit deri në orën 08:00 ka rënë në Krushevë – 17 l/m2, pastaj 10 në Shkup afër Petrovecit dhe Manastirit, 9 në Prilep, 7 në Kriva Pallankë, Pozharanë, 6 në Kavadar, Kumanovë, 5 në Veles, Berovë, Lazaropole, Kodra e Diellit, 4 Shkup-Zajçev Rid, Tetovë, 3 Ohër, Pozhar, 2 Dojran, Topollçan, Hanet e Mavrovës, Pretor dhe 1 l/m2 në Shtip, Demir Kapi dhe në Gjevgjeli.
Sasitë e reshjeve, theksohet janë nga vendet matëse të shiut të DPHM dhe lokalisht sasi të ujit mund të variojë dhe të jetë më e madhe nga e matura.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit erë herë pas here e fortë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 12, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13deri në 20 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 18 gradë.