Agjencia Zhurnal.mk.

Më ftohtë në Strumicë dhe Berovë, më ngrohtë në Ohër dhe Demir Kapi

Shkup, 1 dhjetor – Sot në mëngjes deri në orën 07:30 më ftohtë deri 1 gradë është matur në Strumicë dhe Berovë, ndërsa më ngrohtë me 11 gradë Celsius është në Ohër dhe Demir Kapi.

Sipas DPHM-së, 2 gradë janë matur në Shkup – Petrovec, Tetovë dhe Kriva Pallankë, tre në Shkup – Zajçev Rid dhe Kodës të Diellit, 4 në Kumanovë, Veles, Gjevgjeli, 5 gradë në Kavadar, Krushevë dhe Lazaropole, 6 në Manastir, Hanet e Mavrovës, 7 Prilep, Vinicë, 8 Shtip dhe Dojran, 9 gradë në Pretor dhe 10 gradë në Dibër.

Reshjet për 24 orët e fundit deri në orën 07:00 (në l/m2)

Lartësia e mbulesës së borës deri në orën 07:00 (në cm) në Kodrën e Diellit është 23.

Moti gjatë natës dhe paradites ka qenë kryesisht i vranët, në pjesët veriperëndimore me reshje të dobëta shiu. Frynte erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor, e cila herë pas here ishte e fortë, sidomos në pjesën qendrore përgjatë Vardarit. Mëngjesin e sotëm mban mot pjesërisht me vranësira, vende-vende me erë të dobët deri mesatare juglindore.

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, me erë të fortë nga drejtimi jugor, sidomos në pjesët perëndimore dhe në atë qendrore përgjatë Vardarit. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 14 deri në 18 gradë.

Në Shkup do të jetë pjesërisht me vranësira, paradite me vranësira të konsiderueshme të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky