Agjencia Zhurnal.mk.

“Me këtë je martuar a, po ta kam rrahur një herë”, Santiana tregon se si ia kishte rrahur burrin shoqes dhe e takoi rastësisht pas shumë vitesh

Santiana Maloku, e shquar për bukurinë në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ka ndarë me banorët disa nga historitë e saj të mëparshme që kanë prezantuar një anë tjetër të saj – një të shkuar të mbushur me agresivitet dhe përplasje fizike.

Në rrëfimet e saj të fundit, Santiana ka zbuluar përvojat e saj të ndryshme në të cilat ka qenë pjesë e grindjeve dhe rrahjeve me persona të ndryshëm gjatë viteve të saj.

Në një rrëfim të sinqertë dhe të hapur, me Besin dhe Albën në dhomën e gjumit, Santiana foli për një rast kur e takoi një shoqe të saj pas shumë kohësh.

Gjatë këtij takimi rastësor pas shumë vitesh, shoqja e saj i prezantoi bashkëshortin, i cili, i papritur për të, ishte një nga djemtë që Santiana kishte rrahur vite më parë.

“Me këtë je martuar a, po ta kam rrahur një herë”, i kishte thënë bukuroshja nga Gjakova shoqes së saj, ajo duke treguar për një ngjarje të çuditshme që lidhet me të shkuarën e saj.

Santiana përndryshe edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka treguar sjellje të ashpra dhe agresive.

Në spektaklin e së hënës asaj iu tërheq vërejtja nga produksioni për shkak se në një moment kishte sharë me fjalë banale gjatë transmetimit direkt, opinionistin Bledi Mane. 

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky