Agjencia Zhurnal.mk.

Me poza atraktive, Bebe Rexha paralajmëron diçka të mirë për fansat në prag të albumit të ri “Bebe”

Bebe Rexha ka paralajmëruar se më datë 28 të këtij muaji do të publikojë albumin e tretë në karrierën e saj.

“Bebe” mban titullin ky album, i cili brenda tij do të ketë disa këngë solo dhe tri bashkëpunime me emra të njohur ndërkombëtarë.

Ajo deri më tani ka publikuar tri nga këngët e albumit, “Call On Me”, “Heart Wants What It Wants” dhe “I’m Good (Blue)” me David Guettan.

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

33-vjeçarja është duke e promovuar albumin e saj në ardhje vazhdimisht këto ditë në rrjetet sociale, duke publikuar fotografi dhe video të ndryshme.

Së fundmi, artistja me origjinë shqiptare ndau me ndjekësit e saj në Instagram një fotosesion të ri, të realizuar në pishinën e shtëpisë së saj.

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Ajo mori poza të ndryshme para aparatit fotografik, teksa paralajmëroi se diçka shumë e mirë për fansat e saj është nëardhje sivjet.

“Sapo xhirova diçka shumë të mirë ju djema, albumi vjen në 17 ditë, bëhuni gati”, ka shkruar interpretuesja e hitit “I’m a mess” në mbishkrimin e fotografive.

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Ky album vjen pas dy albumeve të para shumë të suksesshme në karrierën e saj, “Better Mistakes” në vitin 2021 dhe “Expectations” në vitin 2018. 

Bebe Rexha (Foto: Wilford Lenov/Instagram)

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky