Agjencia Zhurnal.mk.

Më shumë aktivitete për Ilindenin nën patronazhin e Pendarovskit

Shkup, 29 korrik – Me rastin e shënimit të festës shtetërore 2 Gushti, Ilindeni – Dita e Republikës nën patronazhin e presidentit Stevo Pendarovski janë planifikuar më shumë aktivitete, ndërsa manifestimi qendror do të mbahet në pllajën e Kabinetit të shefit të shtetit.

Në këtë manifestim fjalim do të ketë presidenti Pendarovski, ndërsa do të ndahen urdhrat Dekorata të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dekoratë për merita ushtarake dhe Medalja për guxim.

“Me Dekoratën e Republikës së Maqedonisë së Veriut postmortum, Krste Cërvenkovski do të dekorohet për kontributin e tij të veçantë, strategjik, afatgjatë dhe unik në themelimin dhe zhvillimin e shtetit maqedonas dhe shoqërisë maqedonase. Me Dekoratën për merita ushtarake, postmortum Nevena Nikolova Georgieva – Dunja do të dekorohet për guximin e saj të jashtëzakonshëm, sakrificën, qëndrueshmërinë dhe rolin e saj drejtues në luftën antifashiste në lëvizjet punëtore e sindikaliste të cilët u angazhuan për drejtësi sociale me çka obligoi vendin tonë me veprën e saj heroike dhe shembullin e të përkushtimit për qëllimin e përbashkët dhe luftën e përbashkët për botë më të mirë dhe më të drejtë”, theksojnë nga kabineti i Pendarovskit.

Me medaljen për guxim do ta dekorohen Nikolla Stojanovski, Jovan Veliçkovski, Trajanka Avramovska (postmortum), Ilija Dunovski, Nikolla Nikolloski, Cvetko Cvetkoski, Kadrija Xhaferi dhe Dafinka Bogoeva.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky