Shkup, 26 qershor – Më së shumti reshje të shiut prej 42 litrash për metër katror në 24 orët e fundit deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm ka në Manastir.
Siç informojnë nga DPHM, vijojnë pastaj Pretori me 16 l/m2, 9 në Strumicë, Berovë dhe Krushevë, 6 në Vinicë, 2 në Tetovë dhe 1 në Ohër dhe Kodër të Diellit.
Për shkak të proceseve lokale, sasia e ujit ndryshon në disa vende dhe mund të jetë shumë më e lartë se sasia e matur, thuhet në kumtesë.




