Agjencia Zhurnal.mk.

Më shumë shi në Vinicë 32 litra në metër katror, më ftohtë në Kodrën e Diellit minus tre gradë

Shkup,  18 prill – Më shumë shi në natën e kaluar kanë reshur në Vinicë 32 litra për metër katror, në Berovë 25, Lazaropole 19, Radovish 16, Shtip 15, Ohër 14, ndërsa nëntë litra në Shkup, njoftoi DPHM.

Tre gradë nën zero këtë mëngjes janë matur në Kodrën e Diellit, pesë në Shkup, gjashtë në Berovë, Ohër, Manastir, Shtip dhe Strumicë, si dhe nëntë në Gjevgjeli.

Gjatë natës së kaluar ka mbizotëruar mot e vranësira me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në malet më të larta me reshje të kohëpaskohshme të borës. Nëpër disa vende ka fryrë erë mesatare deri e përforcuar, kryesisht nga drejtimi verior.

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos në pjesët veriperëndimore ku do të ketë kushte për shtrëngata të rralla. Në zonat malore reshjet do të kalojnë herë pas here në borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore, ndërsa në pjesën perëndimore do të fryjë erë e fortë perëndimore. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup mot pjesërisht i vranët dhe më i freskët me kushte për reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 15 gradë. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky