Agjencia Zhurnal.mk.

Meghan Markle e shqetësuar për Kate Middleton, tenton të kontaktojë me të

Spekulimet për “zhdukjen” e Princeshës së Uellsit, Kate Middleton kanë vërshuar me të madhe mediet ndërkombëtare.

Ajo nuk ka bërë një paraqitje publike që nga 25 dhjetori, derisa në muajin janar të këtij viti ajo iu nënshtrua një operacioni të planifikuar abdominal.

Megjithatë, zhdukja e saj nga syri i publikut ka ndikuar në ndezjen e shumë teorive konspirative.

Tani, këto raportime si duket e kanë shqetësuar edhe Dukeshën e Sussexit, Meghan Markle, bashkëshorten e Princi Harry, e cila është duke tentuar të kontaktojë me Kate-in.

Foto: Kate Middleton dhe Meghan Markle

Eksperti i familjes mbretërore, Tom Quinn, pretendoi së fundmi se Markle ka tentuar madje disa herë që të bie në kontakt me kunatën e saj.

“Meghan ka tentuar disa herë të hyjë në kontakte me burime jo-direkte të Pallatit Kensington. Për të ndrequr raportet pjesërisht dhe gjithashtu se është vërtet e shqetësuar për shëndetin e Kate-it”, u shpreh Quinn për The Mirror.

Marrëdhëniet mes të dyjave kanë qenë të krisura, së paku kështu dihet sipas raportimeve, por prej vetë deklaratave të Meghanit.

Vlen të theksohet se Dukesha e Sussexit si dhe Princi Harry kishin hequr dorë vite më parë nga titujt mbretëror.

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky