Agjencia Zhurnal.mk.

Megjithë kërcënimet, Rusia nuk do të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një urdhër të enjten duke thënë se vendet e huaja “jomiqësore” duhet të paguajnë për gazin në rubla ose rrezikojnë të ndërpriten furnizimet.

Urdhri do të fillojë të prekë pagesat nga fundi i prillit, raporton bbc.

Duke folur me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se nuk ka një kërcënim të menjëhershëm për furnizimet e Evropës.

“A do të thotë kjo se nëse nuk ka konfirmim në rubla, atëherë furnizimi me gaz do të ndërpritet nga 1 prilli? Jo, nuk ka dhe nuk rrjedh nga dekreti”, pohoi ai.

Rusia furnizon Bashkimin Evropian (BE) me rreth 40 për qind të importeve të saj të gazit dhe 30 për qind të naftës së saj, të cilat kryesisht paguhen në euro dhe dollarë.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky