Agjencia Zhurnal.mk.

Mehaj rikujton thënien të ish sekretares Albright për praninë e NATO-s në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kujtuar sot deklaratën e para 23 viteve të Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila kishte thënë se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se momentumi i ri gjeopolitik kërkon domosdoshmërish, Kosovën në NATO.

“Mirënjohje dhe falënderim i përjetshëm për vendimmarrjen më të rëndësishme për fatin tonë historik, që ka emrin e Heroinës sonë Sekretares Amerikane të Shtetit, Zonjës së Madhe Madeleine Albright.

Sot 23 vjet më parë, ajo paralajmëroi gjithë botën se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme.

E sot, momentumi i ri gjeopolitik kërkon domosdoshmërish, Kosovën në NATO, sepse Republika e Kosovës është gati dhe qytetarët e saj janë gati!”, shkruan Mehaj.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky