Agjencia Zhurnal.mk.

Mejer: Stërvitja “Përgjigje e shpejtë 23” është tregues i shkëlqyeshëm për përkushtimin e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 18 maj – Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut dëshmon se është e gatshme, mirë e pozicionuar dhe e gatshme të integrohet me brigadën multinacionale dhe me forcat e SHBA-së dhe Evropës, theksoi Erik Mejer, zëvendës-shef i misionit të Ambasadës së SHBA-së.

Pas brifingut të sotëm për sëtrvitjen e ardhshme “Përgjigje e shpejtë 23”, e cila është pjesë e stërvitjes më të madhe multinacionale në Evropë këtë vit “Defender Europe 23”, mejer theksoi se kjo stërvitje është treguese e shkëlqyeshme për përkushtimin e Maqedonisë së Veriut në këto aktivitete.

“Stërvitjet e këtilla ndihmojnë në ndërtimin e gatishmërisë dhe avancimit të aftësive operative të aleatëve të NATO-s”, tha Mejer.

Sipas tij, forcat e Maqedonisë së Veriut janë pjesë in tegrale e demonstrimit të gatishmërisë dhe interoperabilitetit, së bashku me partnerët dhe aleatët e tjerë.

Stërvitja “Përgjgije e shpejtë 23” do të mbahet në tetë vende në rajon, mes të cilave Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, kroacia, Sllovenia dhe Kosova.

Në pjesën e stërvitjes, që do të realizohet në Maqedoni të Veriut, përkatësisht në poligonin “Krivollak”, në periudhën prej 22 maj deri më 2 qershor, do të marrin pjesë rreth 1 850 pjesëtarë të katër armatave të NATO-s – SHBA-së, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi, si dhe një vend partner, Kosova.

Plotësisht, Armata e Maqedonisë së Veriut me rreth 130 pjesëtarë do të merr pjesë në realizimin e kësaj stërvitje edhe në Gjermani, Slloveni, Kroaci, Kosovë dhe Shqipëri.

Qëllimi i stërvitjes është përmirësimi i aftësive ushtarake dhe interoperabilitetit të aleatëve dhe partnerëve. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky