Kryeministrja italiane Xhorxhia Meloni dhe homologu i saj japonez Fumio Kishida ranë dakord për përforcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në disa fusha, përfshirë edhe ekonominë, tregtinë dhe sigurinë, raportojnë mediat italiane, duke iu referuar një deklaratë të liderëve.
“Ne ramë dakord të rrisim nivelin e lidhjeve dypalëshe në një partneritet strategjik”, tha Meloni në një deklaratë të shkurtër për gazetarët pas takimit në Romë.
Sipas Kishidës, ndër fushat e bashkëpunimit të përforcuar do të jenë diplomacia, investimet, hekurudhat dhe kinemaja.
“Përveç mbështetjes së plotë për Ukrainën, ne duam të punojmë së bashku me presidencën japoneze (me G-7) për disa prioritete të propozuara nga Japonia, siç janë mbrojtja e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, përforcimi i sigurisë ekonomike, mbrojtja e zinxhirëve të dërgesës dhe përforcimin e luftës kundër ndryshimeve klimatike”, shtoi Meloni.