Agjencia Zhurnal.mk.

Meloni dhe Stoltenberg diskutojnë për sfidat në krahun jugor të NATO-s

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u takuan në Romë dhe diskutuan për sfidat në krahun jugor të aleancës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga kryeministria thuhet se në qendër të takimit ishin çështjet aktuale të agjendës së Atlantikut në kuadër të përgatitjeve për Samitin e NATO-s që do të mbahet në muajin korrik në Washington.

Në deklaratë thuhet se Meloni përsëriti pritshmërinë e Italisë lidhur me marrjen e vendimeve konkrete në Washington në përgjigje të sfidave në krahun jugor, në përputhje me qasjen 360 gradë për sigurinë euro-atlantike të parashikuar veçanërisht në konceptin strategjik të NATO-s.

Mediat italiane raportuan se në takimin me Stoltenbergun, kryeministrja italiane ka tërhequr vëmendjen mbi krahun jugor të NATO-s.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky