Agjencia Zhurnal.mk.

Memorandum për bashkëpunim në miniera dhe energjetikë, qarkullim më të mirë të njerëzve dhe mallrave dhe sistem elektronik për taksa rrugore

Shkup, 30 mars – Kryeministri Dimitar Kovaçevski, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë. Në delegacionin e Qeverisë të cilin e kryeson kryeministri Kovaçevski janë ministrat e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, si dhe zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Bajdevski. 

Në Beograd Kovaçevski nesër do të pritet në ceremoninë me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, pas çka ai do të ketë takim kokë më kokë me kryetaren e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq.

Dy delegacionet qeveritare, të kryesuara nga kryeministrat Kovaçevski dhe Bërnabiq do të mbajnë mbledhje të përbashkët plenare, në të cilën do të bisedohet për tema në interes të qytetarëve të të dyja vendeve, si dhe për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve. 

Pas mbledhjes plenare, është paraparë nënshkrimi i tre memorandumeve për bashkëpunim në kuadër të nismës Ballkani i Hapur, pas çka do të vijojë konferencë e përbashkët për media e dy kryeministrave, Kovaçevski dhe Bërnabiq. 

Nesër në Beograd do të nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Serbisë, për masat për përmirësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave përmes kufirit të përbashkët shtetëror, Memorandum mirëkuptimi – projekti për pagesa elektronike të taksave- vendosja e një sistem elektronik ndërveprues për pagesën e taksave për rrugë dhe Memorandum për bashkëpunimin në miniera dhe energjetikë.

Delegaconi qeveritar i kryesuar nga kryeministri Kovaçevski, do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa pastaj do të realizojnë takim edhe me kryetarin e Kuvendit Popullor, Vladimir Orliq

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky